Thirrje për ofertim për furnizim me pajisje në kuadër të projektit TBEAI

Kolegji AAB ka hapur thirrje për ofertim për blerjen e pajisjeve që do të përdoren për implementimin e projektit TBEAI – “Transforming Business Education with AI in WB: Innovating Education for the Next Generation of Entrepreneurs”, projekt i financuar nga programi Erasmus+ CBHE i Bashkimit Evropian.

Projekti TBEAI synon të modernizojë arsimin në fushën e biznesit në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, përmes integrimit të inteligjencës artificiale në programet akademike, metodat e mësimdhënies, kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin me industrinë. Në kuadër të projektit parashihet edhe zhvillimi i kompetencave digjitale, analitike dhe sipërmarrëse të studentëve, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe transformimin digjital.

Në kuadër të implementimit të projektit në Kolegjin AAB, investimi do të kontribuojë në integrimin e inteligjencës artificiale në lëndët e përzgjedhura të Fakultetit Ekonomik, përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies dhe krijimin e kushteve infrastrukturore për mësim, kërkim shkencor dhe zbatim praktik.

Thirrja është e hapur për të gjitha bizneset e regjistruara në Kosovë, të cilat mund të dorëzojnë ofertat për furnizimin me pajisjet e kërkuara, përfshirë:

  • 1 Smartboard 75” 4K UHD Interactive Display;
  • 7 kompjuterë (PC) me Windows 11 Professional, procesor Intel Core i5 të gjeneratës së 13-të ose më të ri / AMD Ryzen 5 ekuivalent, së paku 16 GB RAM dhe 512 GB NVMe SSD;
  • 1 projektor Full HD me së paku 4,000 ANSI lumens;
  • 1 Switch me 8 porta Gigabit Ethernet;
  • 1 Access Point Wi-Fi 6 me mbështetje për së paku 100 klientë të njëkohshëm.

Bizneset e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën financiare, certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe certifikatën e TVSH-së. Dokumentacioni duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në adresat dardan.krekaj@universitetiaab.com dhe projects@universitetiaab.com, me subjektin “Ofertë për Projektin TBEAI”.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 18 shtator 2026, ora 16:00.

Përzgjedhja e ofertës fituese do të bëhet bazuar në kriteret e çmimit ekonomikisht më të favorshëm (40 pikë), përmbushjes së specifikave teknike (40 pikë) dhe kohës së liferimit (20 pikë).